TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Prill 2025, 20:20

Cili ishte amaneti i fundit i Papa Françeskut? Zbulohet testamenti i Atit të Shenjtë

Shkruar nga Pamfleti

Cili ishte amaneti i fundit i Papa Françeskut? Zbulohet testamenti i Atit

Papa Françesku: Një bamirës anonim do të mbulojë shpenzimet e ceremonisë, dua një varr pa dekorime...

Zbulohet testamenti i Papa Françeskut.

Ai u nda sot nga jeta në moshën 88-vjeçare, ndërsa në orën 20.00 u hap testamenti i lënë prej tij. Ai ka kërkuar që të varroset në Bazilikën Papale të Santa Maria Maggiore. Po ashtu ka kërkuar një varr pa dekorime. 

Duke ndjerë se fundi i jetës sime tokësore po afrohet dhe me shpresë të patundur në jetën e përjetshme, dëshiroj të shpreh vullnetin tim vetëm në lidhje me vendin e varrimit tim. Gjithmonë ia kam besuar jetën time dhe shërbesën time meshtarake e peshkopale Nënës së Zotit tonë, Marisë".

Uroj që udhëtimi im i fundit tokësor të përfundojë pikërisht në në Bazilikën Papale të Shën Mërisë së Madhe, ku shkova për lutje në fillim dhe në fund të çdo Udhëtimi Apostolik, për t'ia besuar qëllimet e mia Nënës së Papërlyer dhe ta falënderoj për kujdesin e saj të urtë dhe amnor. Kërkoj që varri im të përgatitet në kamaren e nefit anësor midis Cappella Paolina dhe Cappella Sforza të Bazilikës Papale të lartpërmendur siç tregohet në dokumentin bashkëngjitur. Varri duhet të jetë në tokë, i thjeshtë, pa dekorim të veçantë dhe me mbishkrimin e vetëm: Franciscus. Shpenzimet për përgatitjen e varrimit tim, për t'u transferuar në Bazilikën Papale të Santa Maria Maggiore do të mbulohen nga një bamirës, proces për të cilin i kam dhënë udhëzimet e duhura Monsinjor Rolandas Makrickas, Komisioner i Jashtëzakonshëm i Kapitullit Liberian. Zoti u dhëntë shpërblimin e merituar atyre që më kanë dashur dhe do të vazhdojnë të luten për mua. Vuajtjet që u bënë të pranishme në pjesën e fundit të jetës sime ia ofrova Zotit për paqe në botë dhe vëllazëri mes popujve”, thuhet në testament.

Në po të njëjtën kohë u zbuluan dhe shkaqet e vdekjes së Papës. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Papa Françesku vdiq nga një goditje cerebrale. Goditja cerebrale e çoi në koma dhe dështim të pakthyeshëm të zemrës, thotë Vatikani.

Raporti vjen rreth mbi 12 orë pasi u njoftua për herë të parë vdekja e Papës. Françesku vuante nga një sëmundje kronike e mushkërive dhe iu hoq një pjesë e njërës prej mushkërive kur ishte i ri.

Çështjet shëndetësore e munduan atë gjatë viteve të fundit të jetës së tij dhe ai u shtrua në spitalin Gemelli më 14 shkurt për një krizë të frymëmarrjes që u zhvillua në pneumoni të dyfishtë.

Kjo çoi në një qëndrim 38-ditor në spital, më i gjati i papatit të tij.

Megjithatë, ai doli të dielën e Pashkëve, një ditë para vdekjes së tij, për të bekuar mijëra njerëz në Sheshin e Shën Pjetrit.

Lini një Përgjigje