Presidenti serb Aleksandër Vuçiç duket se është "tërbuar" pasi ndërkombëtarët nuk po reagojnë për mesazhet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që sipas tij, po ëndërron krijimin e Shqipërisë së Madhe.
Duke komentuar vizitën e Kurtit javën e kaluar në Maqedoninë e Veriut, Vuçiç tha se nëse ai do të kishte dhënë mesazhe të tilla, kritikat nga SHBA dhe BE do të ishin shumë më të mëdha.
“Politika e krijimit të Shqipërisë së Madhe është një proces që do të vazhdojë sepse Albin Kurti nuk ka ndërmend të ndalet. Nuk ka se si ta ndalojë atë (Kurtin), në fakt ka me argumentim politik dhe seriozitet. Ai që mendon se dikush në Bruksel do ta bindë që të mos jetë ithtar i Enver Hoxhës apo Adem Demaçit, gabon. Nuk është fjala për një flamur të Shqipërisë së Madhe, por për atë që thoshte ai.
Në Prijedor jam shpallur si president i Serbisë, jo si president i të gjithë serbëve. Pastaj vijmë te pyetja kryesore – pse hesht Perëndimi?”, tha Vuçiç.
Në një intervistë për median serbe, Vuçiç tha se veç Kosovës Serbia po përballet me presione të madha për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Sipas tij, qeveria serbe nuk ka bërë asgjë të gabuar duke ruajtur lidhjet me Moskën.
Vuçiç thotë se artikujt në disa media ndërkombëtare që e përshkruanin atë dhe qeverinë e tij si të korruptuar janë pjesë e një skeme për të dëmtuar Serbinë.
Serbia është një nga vendet e pakta që nuk ka pranuar të vendos sanksione ndaj Rusisë për shkak të agresionit ndaj Ukrainës.
Lini një Përgjigje