
Asnjë plan konkret paqeje për luftën në Ukrainë nuk u arrit pas bisedimeve në Arabinë Saudite.Vendet që morën pjesë në bisedimet e paqes në Jeddah po kërkojnë të ndërtojnë terren të përbashkët që do të hapë rrugën për paqen.
Diskutimet përfunduan më herët sot pa ndonjë veprim konkret përtej angazhimit për të vazhduar konsultimet e ardhshme në favor të paqes.
Bisedimet, ku përfshihej një delegacion nga Kina, por jo përfaqësues nga Rusia, po zhvillohen në kryeqytetin saudit që prej ditës së djeshme. Bisedimet u quajtën produktive nga zyrtarët ukrainas më parë, ndërsa Moska i quajti ato "të padrejta".
Zgjatja e tepërt e luftës dhe dështimi i Kievit për të rimarrë shpejt territoret e humbuar, ka nxitur një lëvizje e cila po kërkon të gjejë një rrugë për të vendosur paqen mes dy vendeve.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar dhe vetë Zelensky pak ditë më parë, ku tha se ulja e Ukrainës në tavolinën e bisedimeve me Rusinë është e mundshme në muajt në vazhdim.
Lini një Përgjigje