
Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e grekut Giorgos Moschouris, i njohur ndryshe si “Thamnakia”, ndërsa vijon ende të jetë objekti kryesor i hetimit të autoriteteve greke.
Sipas mediave greke, viktima dyshohet se ka qenë i përfshirë në trafikun e cigareve të mafies ruse që vepron në Greqi si dhe në ‘gjobëvënie’ të lokaleve të natës.
‘Kontrata e vdekjes’ së tij dyshohet se është lëshuar nga kundërshtarët e tij që ndodhen aktualisht në Dubai. Thuhet se për ‘kokën’ e tij janë vënë në dispozicion 1 milion euro.
Si porositës dyshohet një 50-vjeçar, i lindur në Gjeorgji, me pseudonimet “Entik” dhe “Zëri”.
Policia greke ka lokalizuar “Entikun”, i cili sipas informacioneve, banon në Dubai dhe ka gjasa të jetë në arrest shtëpie. Pavarësisht përpjekjeve të policisë greke për ekstradimin e tij, kërkesa për ekstradim nuk është plotësuar deri më tani.
Autoritetet raportojnë se vrasja e Moschouris është e lidhur me ekzekutime të tjera të figurave të larta të mafias greke, si Skaftouris, Zambounis, Roumpetis dhe Mouzakitis. Të gjithë këta persona ishin vënë në shënjestër të së njëjtës organizatë kriminale dhe duket se eliminimi i “Thamnakia” ishte hapi i radhës në një zinxhir spastrimesh.
Ironi tragjike me... "shkurre"
Ekzekutimi i Moschouris u krye në një mënyrë brutale. Autorët, të veshur me të zeza, prisnin viktimën e tyre të fshehur pas shkurreve, me pseudonimin Moschouris, të cilin e kishte marrë në fund të viteve 1990, kur ishte kryebanditi i një kumbari të njohur të natës në atë kohë.
Kur merrte përsipër “punë” të ndryshme, gjithmonë gjente një zonë ku kishte shkurre apo bimësi të dendur për t’u fshehur dhe për të pritur objektivin e tij. Pra, pas shkurreve dhe bimëve që ndajnë parkingun e jashtëm nga hyrja anësore, vrasësit e tij u fshehën, në pritje të viktimës së tyre, të cilën e vranë me dhjetëra plumba, duke shpërfillur plotësisht mundësinë e plagosjes së rëndë ose vdekjes së qytetarëve të pafajshëm.
Vrasësit janë larguar menjëherë në Patimë të Çalandrit, ku i kanë vënë flakën makinës për të mbuluar gjurmët, duke treguar profesionalizmin dhe planifikimin e detajuar të krimit.
Ardhja “e dyshimtë” në Selanik
Një informacion i rëndësishëm që ka dalë në dritë, sipas “Realnews”, është prania e tre ukrainasve në Selanik, të cilët dyshohet se janë të lidhur me kontratën e vdekjes së Moschouris. Ky informacion, i cili u bë i njohur rreth një muaj e gjysmë më parë, tani merr një rëndësi të veçantë pasi tre ukrainasit mund të jenë të përfshirë në ekzekutim. Oficerët e Prokurorisë së Krimit të Organizuar besojnë se kjo lidhje me të kaluarën "e errët" të Moschouris mund të japë përgjigje vendimtare për rastin.
Policia greke po vijon hetimet me qëllim kapjen e autorëve dhe zbardhjen e të gjitha fakteve rreth ekzekutimit mafioz të Giorgos Moschouris. Në luftën për zbardhjen e çështjes, autoritetet janë në pritje të dëshmive dhe informacioneve të reja që mund të hedhin dritë mbi rrjetin e errët që fshihet pas spastrimeve mafioze në territorin grek.
Lini një Përgjigje