Ndërsa Izraeli e mohon se ka vrarë udhëheqësit kryesorë të Hamasit në sulmin ajror të së hënës në Doha, mediat palestineze raportojnë se dy figura të afërta me lidershipin e grupit janë vrarë.
Sipas këtyre burimeve, të vrarë në sulmin izraelit janë:
Himam al-Hayya, djali i Khalil al-Hayya, një nga figurat më të larta të Hamasit dhe udhëheqës politik në Gaza.
Jihad Labad, drejtori i zyrës së Khalil al-Hayya në Doha.
Të dy ishin pjesë e strukturës mbështetëse të ekipit negociator të Hamasit, që aktualisht ndodhet në Katar për bisedime për armëpushim.
Sipas burimeve të mëparshme të Reuters, liderët kryesorë të Hamasit kanë shpëtuar nga sulmi, ndonëse goditja e ka pasur në shënjestër pikërisht zyrën e tyre në një kompleks të siguruar nga Garda Emire e Katarit. Shpërthimet ndodhën pranë një stacioni karburanti në zonën Legtifya të Dohas, një zonë e njohur për rezidenca elitare dhe mbrojtje të lartë.
Lini një Përgjigje