TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Shtator 2025, 16:57

Ishin mbledhur krerët e Hamasit, publikohen pamjet e godinës që goditi Izraeli në Doha (Foto)

Shkruar nga Pamfleti
Ishin mbledhur krerët e Hamasit, publikohen pamjet e godinës që
Godina që sulmoi Izraeli

Raportime se sulmi ka qenë i dështuar, krerët e Hamas i mbijetuan operacionit...

Publikohen pamjet e godinës që sulmoi Izraeli në Doha. Aty ishin mbledhur krerët më të lartë të Hamasit dhe Izraeli kishte si synim t’i eliminonte. Në pamje duket se predhat e kanë dëmtuar ndjeshëm.

Sipas burimeve të brendshme të Hamasit për agjencinë ndërkombëtare "Reuters", zyrtarët e lartë të këtij grupi, përfshirë negociatorët për armëpushimin, i kanë mbijetuar sulmit.

Ishin mbledhur krerët e Hamasit, publikohen pamjet e godinës që

Objektivi kryesor i këtij sulmi ishte Khalil al-Hayya, shefi politik i Hamasit në mërgim dhe një nga figurat kyçe të ekipit negociator me ndërmjetësimin e Katarit dhe SHBA. Burime zyrtare izraelite konfirmuan se goditja ishte e drejtpërdrejtë ndaj udhëheqjes së Hamasit, ndërsa nuk janë dhënë detaje mbi mjetet e përdorura apo vendndodhjen e saktë të Al-Hayya pas sulmit.

Ishin mbledhur krerët e Hamasit, publikohen pamjet e godinës që

Sipas raportimeve të "Reuters" dhe dëshmive në terren, shpërthime të fuqishme u dëgjuan në zonën Legtifya të qytetit, një hapësirë rezidenciale pranë një stacioni karburanti, e cila mbrohej 24 orë nga Garda Emire e Katarit që prej fillimit të luftës në Gaza. Tymi i zi mbuloi qiellin, ndërsa njësi të shumta të ambulancave dhe forcave të sigurisë rrethuan zonën një orë pas sulmit.

Edhe mediat palestineze raportojnë se dy persona u vranë në sulmin ajror izraelit në Doha, por udhëheqësit e lartë të Hamasit nuk u vranë.

Raportet përmendin emrat e të vdekurve si Himam al-Hayya, djali i udhëheqësit të Hamasit në Gaza, Khalil al-Hayya, dhe Jihad Labad, drejtori i zyrës së Khalil al-Hayyas./Pamfleti

 

Lini një Përgjigje