
Sipas burimeve të brendshme të Hamasit për agjencinë ndërkombëtare Reuters, zyrtarët e lartë të këtij grupi, përfshirë negociatorët për armëpushimin, i kanë mbijetuar një sulmi ajror izraelit të kryer këtë të hënë në kryeqytetin e Katarit, Doha.
Objektivi kryesor i këtij sulmi ishte Khalil al-Hayya, shefi politik i Hamasit në mërgim dhe një nga figurat kyçe të ekipit negociator me ndërmjetësimin e Katarit dhe SHBA. Burime zyrtare izraelite konfirmuan se goditja ishte e drejtpërdrejtë ndaj udhëheqjes së Hamasit, ndërsa nuk janë dhënë detaje mbi mjetet e përdorura apo vendndodhjen e saktë të al-Hayya pas sulmit.
Sipas raportimeve të Reuters dhe dëshmive në terren, shpërthime të fuqishme u dëgjuan në zonën Legtifya të qytetit, një hapësirë rezidenciale pranë një stacioni karburanti, e cila mbrohej 24 orë nga Garda Emire e Katarit që prej fillimit të luftës në Gaza. Tymi i zi mbuloi qiellin, ndërsa njësi të shumta të ambulancave dhe forcave të sigurisë rrethuan zonën një orë pas sulmit.
Edhe mediat palestineze raportojnë se dy persona u vranë në sulmin ajror izraelit në Doha, por udhëheqësit e lartë të Hamasit nuk u vranë.
Raportet përmendin emrat e të vdekurve si Himam al-Hayya, djali i udhëheqësit të Hamasit në Gaza, Khalil al-Hayya, dhe Jihad Labad, drejtori i zyrës së Khalil al-Hayyas.
Lini një Përgjigje