Bota 2 Mars 2023, 20:41

Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan në Beograd: Çështja e Asociacionit duhet të zgjidhet urgjent  

Shkruar nga Pamfleti

Dialogu Kosovë-Serbi, ambasadori amerikan në Beograd:

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill është shprehur se Kosova dhe Serbia në takimin në Bruksel treguan se janë “shumë seriozë për të ecur përpara” për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ai tha gjithashtu se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë Sserbe duhet të zgjidhet më urgjentisht, pasi sipas tij kjo do të rikthente serbët në institucionet që braktisën pak muaj më parë.

Mendoj se është më urgjente të zgjidhet çështja e Asociacionit dhe ka disa arsye për këtë, njëra prej tyre është se çështja ekziston për 10 vjet, dhe së dyti, mendoj se nëse fillojmë me të, njerëzit (serbët në Kosovë) do të kthehen në institucione. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të qetësojmë të gjithë situatën, sepse është e nevojshme”, tha Hill për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.

Ai tha se duhet ende shumë punë për të bërë, por pjesa më e rëndësishme e punës është zbatimi i marrëveshjes. Ndërsa shtoi se Bashkimi Evropian ka investuar shumë përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje që ka “rëndësi historike”.

Hill tha gjithashtu se të gjithë e kuptojnë se sa e rëndësishme është çështja e negociatave ndërmjet dy vendeve.

 

ambasadori amerikan serbi