Presidenti rus Vladimir Putin ka përgëzuar Tajip Erdogan për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të Turqisë, duke thënë se kjo ishte dëshmi se populli turk e vlerëson punën dhe politikën e jashtme të pavarur.
“Fitorja e zgjedhjeve ishte një rezultat i punës suaj si kreu i Republikës së Turqisë, dëshmi e qartë e mbështetjes së popullit turk për përpjekjet tuaja për të forcuar sovranitetin shtetëror dhe për të zhvilluar një politikë të jashtme të pavarur”, i tha Kremlini në një mesazh Erdoganit.
“Ne e vlerësojmë shumë kontributin tuaj në forcimin e marrëdhënieve miqësore ruso-turke dhe bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm në fusha të ndryshme”, tha Putin.
Rexhep Taip Erdogan është rizgjedhur për të tretë president i Turqisë, pasi mundi kandidatin e opozitës së bashkuar, Kemal Kiliçdaroglu në raundin e dytë zgjedhjeve.
Pas përfundimit të procesit të numërimit Erdogan fitoi 51,4 për qind të votave, përballë 48,6 për qind që mori kundërshtari i tij Kemal Kiliçdaroglu.
Në këtë raund të dytë u regjistruan 64.1 milionë njerëz për të votuar, duke përfshirë këtu dhe mbi 1.92 milionë të cilët votuan në qendrat e votimit jashtë shtetit.
Ky ishte raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi, pasi raundi i parë shkoi në balotazh duke qenë se asnjë nga kandidatët nuk mori mbi 50 për qind të votave, të nevojshme për tu ngjitur në krye të shtetit.
Lini një Përgjigje