
Mbështetësit e presidentit Recep Tayyip Erdogan kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren e liderit turk në balotazhin presidencial kundrejt Kemal Kilicdaroglu.
Eksperti dhe këshilltari i kandidatit opozitar Kilicdaroglu, Asli Aydintasbas tha për CNN se vendi mbetet i ndarë pas fitores së Erdogan dhe se të dy kampet duan gjëra krejtësisht të ndryshme për Turqinë.
Erdogan ka arritur të fitojë edhe pse vendi i tij përballet me inflacionin e lartë dhe krizën e kostos së jetesës, një situatë që fajësohet kryesisht në politikat ekonomike të presidentit.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan pasi siguroi mandatin e tij të tretë në krye të Turqisë, mbajti një fjalim në Kisikli, ku ka falenderuar qytetarët që e kanë votuar dhe po ashtu anëtarët e partisë së tij. Ai ironizoi kundërshtarin e tij Kemal Kilicdaroglu, duke thënë para turmës: “Bye, bye, bye Kemal”.
Kujtojmë se Erdogan fitoi në raundin e dytë të zgjedhjeve me gati 52% të votave përballë rivalit të tij kryesor Kemal Kilicdaroglu, që mori gati 48% të votave.
Lini një Përgjigje