TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Maj 2023, 09:30

Dita e Fitores në Moskë/ Putin: Perëndimi dëshiron t'i diktojë rregullat botës, por harron se kush e mundi nazizmin

Shkruar nga Pamfleti
Dita e Fitores në Moskë/ Putin: Perëndimi dëshiron t'i
Presidenti Vladimir Putin, 9 Maj Moskë, Rusi

Mëngjesin e sotëm në Sheshin e Kuq të Moskës, Presidenti rus Vladimir Putin po mban një fjalim  për të shënuar Ditën e Fitores të Bashkimit Sovjetik mbi Gjermaninë naziste.

Në fjalën e tij, presidenti rus, Vladimir Putin tha se perëndimi duhet të dijë se nga kush u mund nazizmi në Luftën e Dytë Botërore, duke marrë shkas kjo nga deklaratat e liderit ukrainas, Zelensky, i cili deklaroi se Rusia do të ketë të njëjtin fat si Hitleri.

“Perëndimi ka harruar se kush e mundi nazizmin”, tha presidenti rus Vladimir Putin në paradën e 9 majit në Moskë.

Presidenti rus Vladimir Putin nga  Sheshi i Kuq gjatë Paradës së Fitores akuzoi Perëndimin se ata duan të diktojnë rregullat e botës.

“Një luftë e vërtetë është nisur kundër nesh, por ne e kemi mundur terrorizmin. Perëndimi harron se kush e mundi të keqen. Rusia, si gjithë të tjerët, dëshiron paqen, por ne do të mbrohemi. Perëndimi provokon konflikte të përgjakshme, mbjell farat e "rusofobisë" dhe pretendon se u diktojë rregullat e tij të gjitha kombeve. Çdo ideologji supremacie është një kriminel që sjell vdekjen, por elitat globaliste perëndimore vazhdojnë të flasin ekskluzivisht, të organizojnë konflikte dhe agresione”., tha Putin.

Putin akuzoi edhe vendet e tjera se po përpiqen të “fshijnë kujtimin e heronjve të vërtetë duke shkatërruar memorialet e luftëtarëve dhe gjeneralëve sovjetikë.” 

Ai thotë se ata “po krijojnë një kult të vërtetë të nazizmit”.

“Ata po përpiqeshin të anulonin rezultatet e Luftës së Dytë Botërore dhe të destabilizonin sistemin e sigurisë ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare dhe po përpiqen të shtypin”- thotë Putin, ndërsa pretendon se populli ukrainas është bërë peng i ambicieve të Perëndimit.

Dita e Fitores është një nga festat më të rëndësishme publike në Rusi, kur njerëzit përkujtojnë sakrificat e mëdha të bëra nga Bashkimi Sovjetik gjatë asaj që quhet Lufta e Madhe Patriotike e viteve 1941-45, në të cilën vdiqën rreth 27 milionë qytetarë.

Ky përvjetor është edhe më i ngarkuar emocionalisht teksa Rusia mban zi për mijëra ushtarë të vrarë në luftën gati 15-mujore në Ukrainë, e cila nuk tregon asnjë shenjë përfundimi.

 

dita e fitores moskë putin

Lini një Përgjigje