Bota29 Shkurt 2024, 16:41

"Do të shpërthejë lufta bërthamore", BE i përgjigjet deklaratës së Putinit: Po i shmanget përgjegjësive për sulmet në Ukrainë

Shkruar nga Pamfleti

"Do të shpërthejë lufta bërthamore", BE i

BE i është përgjigjur deklaratës së presidentit rus Vladimir Putin, i cili kërcënoi se nëse NATO dërgon trupa në Ukrainë do të shpërthejë lufta bërthamore.

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian për Punët e Jashtme, Peter Stano, tha se fjalimi i Putinit është pjesë e ofertës për rizgjedhje, si dhe një tjetër nga shumë shembuj të përpjekjeve të tij për t’iu shmangur përgjegjësisë për luftën që nisi në Ukrainë.

“Ishte një mundësi tjetër për të që të përhapte gënjeshtrat e njohura”, theksoi Peter Stano, duke shtuar se ai filloi luftën kundër Ukrainës është përgjegjës për të gjitha pasojat brenda Rusisë, rajonale në Ukrainë, por edhe në botë.

Vladimir Putin mbajti fjalimin e tij vjetor për gjendjen e kombit në parlamentin rus pas vdekjes së Alexei Navalny, për të cilin vendet perëndimore fajësojnë Kremlinin.