TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Shkurt 2026, 08:43

Dokumentet e publikuara nga SHBA/ Çfarë zbulojnë e-mail-et e Epstein për motrat Hadid?

Shkruar nga Pamfleti
Dokumentet e publikuara nga SHBA/ Çfarë zbulojnë e-mail-et e
Epstein dhe motrat Hadid

Në një nga e-mail-et e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përmendet një bisedë ku Jeffrey Epstein diskuton për karrierën e motrave Bella dhe Gigi Hadid në industrinë e modelingut.

Biseda mban datën 3 dhjetor 2015 dhe zhvillohet mes Epstein dhe një personi të paidentifikuar, që dyshohet të ketë pasur lidhje me botën e modelingut. Në fillim të dialogut, bashkëbiseduesi e pyet Epsteinin: “Si u bënë modele motrat Hadid dhe fituan kaq shumë para? Nuk e kuptoj.”

Ti e di”, përgjigjet Epstein, duke kundërshtuar më pas pretendimin se “babai i tyre pagoi agjencinë e modelingut”.

Biseda vijon me tone edhe më të forta. Në një tjetër mesazh, personi i paidentifikuar shkruan: “Ka shumë vajza që bëjnë kompromis”, ndërsa Epstein përgjigjet: “Jam dakord”.

“Pra, çfarë bënë ato?” këmbëngul bashkëbiseduesi. Në përgjigje, Epstein përdor një shprehje vulgare me nënkuptime të qarta. Kur ai pyetet për motrat Hadid me frazën “nëse mund ta bëjnë ato, pse jo unë?”, Epstein përfundon: “Sepse ato ndjekin udhëzimet, është kaq e thjeshtë”.

Dokumentet e publikuara nga SHBA/ Çfarë zbulojnë e-mail-et e

 

Lini një Përgjigje