
Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë konfirmoi se ambasadorja e vendit në Jordani dhe Irak, Mona Jull, ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të dokumenteve që evidentojnë kontakte të saj me Jeffrey Epstein.
Sipas ministrisë, këto kontakte u vlerësuan si të papajtueshme me standardet që kërkon detyra diplomatike. Ministri i Jashtëm norvegjez, Espen Bart Ejde, deklaroi se rasti ka treguar mungesë serioze gjykimi dhe ka dëmtuar besimin e nevojshëm për ushtrimin e këtij funksioni.
Më herët gjatë javës, Ministria e Jashtme e Norvegjisë e kishte pezulluar Jull nga detyra e ambasadores në Jordani dhe Irak, në pritje të një hetimi të brendshëm. Hetimi u nxit nga dokumente të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ku rezultonin lidhje të saj me Epstein.
Dorëheqja vjen ndërsa autoritetet norvegjeze po vijojnë verifikimet administrative mbi rastin, pa dhënë detaje shtesë për përfundimet e hetimit.
Lini një Përgjigje