TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Janar 2025, 18:32

“Donald Trump, fu*k off”, eurodeputeti danez shpërthen ndaj presidentit amerikan: Groenlanda nuk është në shitje

Shkruar nga Pamfleti

“Donald Trump, fu*k off”, eurodeputeti danez shpërthen ndaj

Një eurodeputet danez nuk është përmbajtur ndaj presidentit të SHBA, Donald Trump.

Politikani danez Anders Vistisen, teksa fliste në parlamentin evropian të Strasburgut të martën, u ndal dhe te planet e Trump për Groenlandën.

Trump ka shprehur interes për ta bërë Grenlandën, një territor autonom i Danimarkës, pjesë e SHBA-së që nga rizgjedhja e tij në nëntor.

"I dashur President Trump. Dëgjoni me shumë kujdes. Grenlanda ka qenë pjesë e mbretërisë daneze për 800 vjet. Është pjesë e integruar e vendit tonë. Nuk është në shitje. Më lejoni ta them me fjalë që mund ta kuptoni: Fuck Off”, tha ai.

Lini një Përgjigje