
Një biznesmen rus me lidhje me shërbimet e sigurisë ruse është i fundit në një varg figurash të profilit të lartë në vend, që u gjet i vdekur në rrethana të mistershme.
Anton Andreyevich Cherepenikov, 40 vjeç, ishte kreu i kompanisë më të madhe ruse të IT, ICS Holding, që u gjet i vdekur në zyrën e tij në Moskë.
Sipas mediave ruse, shkaku paraprak i vdekjes ishte arresti kardiak, por miku i tij Vasiliy Polonsky tha se nuk i besonte raportet zyrtare të vdekjes së tij, raportoi media e pavarur ruse Baza.
“Shkaku i saktë i vdekjes së sipërmarrësit do të përcaktohet më vonë”, njoftojnë mediat.
The Times raporton se shkaku zyrtar i vdekjes është një mbidozë e gazit mjekësor, gjë që të çon tek ideja e një ekzekutimi të mirë menduar.
ICS Holding është përdorur nga Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) për të monitoruar aktivitetet e qytetarëve në internet, sipas gazetës së pavarur ruse Novaya Gazeta.
Ata njoftuan se kompanisë iu dha detyra për të kryer mbikëqyrjen e qytetarëve pas ligjit të futur në vitin 2018, i cili forcoi mbikëqyrjen e shërbimeve ruse të sigurisë mbi qytetarët e saj.
Lini një Përgjigje