TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Mars 2026, 14:49

Dorëheqja e Bujar Leskajt, Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik i PD për Vlorën

Shkruar nga Pamfleti
Dorëheqja e Bujar Leskajt, Aurel Bylykbashi emërohet drejtues politik
Aurel Bylykbashi

Partia Demokratike ka caktuar ish-deputetin Aurel Bylykbashin si drejtues politik për qarkun e Vlorës. Ai merr këtë detyrë pas largimit të Bujar Leskajt, i cili dha dorëheqjen nga ky funksion në nëntor të vitit 2025.

Emërimi i Bylykbashit vjen në një periudhë kur opozita po riorganizon strukturat e saj në terren dhe po përgatitet për sfidat e ardhshme elektorale. Me këtë vendim, drejtimi i PD-së synon të forcojë organizimin në nivel lokal dhe të rrisë angazhimin politik në qark.

“Ky emërim vjen në një moment të rëndësishëm për opozitën, e cila po intensifikon përgatitjet dhe po konsolidon strukturat lokale në prag të sfidave të ardhshme elektorale. Me një eksperiencë të gjatë në politikë dhe si ish-deputet, Bylykbashi do të ketë një rol kyç në riorganizimin e degëve lokale, në mobilizimin e elektoratit dhe në forcimin e frymës opozitare në qark”, thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit të PD-së.

Emërimi i tij shihet nga strukturat e Partisë Demokratike si një hap drejt rritjes së angazhimit politik në terren dhe ndërtimit të një strukture më të fortë organizative në një nga zonat më të rëndësishme elektorale të vendit. Aurel Bylykbashi më herët ka qenë deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, dhe kandidat i PD-së për bashkinë e Elbasanit.

Gjithashtu ai ka mbajtur detyra të rëndësishme gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

aurel bylykbashi dorëheqja e bujar leskajt emërohet drejtues politik i pd

Lini një Përgjigje