Një raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore të Turqisë u neutralizua nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosura në Mesdheun Lindor.
Lajmi u konfirmua të premten nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.
Në një deklaratë publike në rrjetin social X, ministria tha se autoritetet turke po marrin të gjitha masat e nevojshme “me vendosmëri dhe pa hezitim” kundër çdo kërcënimi ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të vendit.
“Një municion balistik i lëshuar nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore të Turqisë u neutralizua nga asetet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të dislokuara në Mesdheun Lindor”, thuhet në deklaratë. Ministria shtoi se po zhvillohen konsultime me vendin përkatës për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit.
Etkisiz hâle getirilen balistik mühimmat ile ilgili açıklama.
— T.C. Millî Savunma Bakanlığı (@tcsavunma) March 13, 2026
Statement on the neutralized ballistic munition.#MillîSavunmaBakanlığı pic.twitter.com/j6WdF7xqxq
Autoritetet turke theksuan se zhvillimet në rajon po monitorohen nga afër dhe po vlerësohen duke pasur si prioritet kryesor sigurinë kombëtare.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ky është rasti i tretë i interceptimit të një rakete balistike iraniane mbi Turqi nga forcat e NATO-s.
Të hënën, ministria njoftoi se një tjetër raketë balistike e lëshuar nga Irani dhe që hyri në hapësirën ajrore turke u neutralizua nga sistemet e NATO-s. Mbetjet e saj ranë në një zonë të pabanuar në provincën Gaziantep dhe nuk u raportuan viktima.
Interceptimi i parë u regjistrua më 4 mars, kur një raketë balistike iraniane që kishte kaluar mbi hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë u rrëzua, ndërsa mbetjet ranë në distriktin Dörtyol të provincës Hatay.
Lini një Përgjigje