TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Nëntor 2025, 08:41

Duar të fryra dhe lëvizje të çuditshme, videoja që ringjalli thashethemet për shëndetin e Putinit

Shkruar nga Pamfleti

Duar të fryra dhe lëvizje të çuditshme, videoja që

Vladimir Putin vijon të jetë në qendër të thashethemeve lidhur me shëndetin e tij. Një video e tij duke shtrënguar duart ku duken venat e fryra, ka bërë xhiron e rrjetit duke spekuluar rreth gjendjes së tij. 

Presidenti rus u pa duke e shtrënguar fort dorën e tij nga sikleti gjatë një eventi ku 73-vjeçari iu drejtua një turme të mbledhur në një fushë basketbolli. Imazhet kanë nxitur spekulime të reja se Putini është rëndë i sëmurë, me detektivët online që pretendojnë se ai mund të vuajë nga sëmundja e Parkinsonit deri te kanceri.

"Diçka nuk shkon me duart e Putinit", tha për "East2ëest" Anton Gerashchenko, një ish-këshilltar në Ministrinë e Brendshme të Ukrainës.

"Përveçse është i mbuluar me gjak deri në bërryla, venat e tij janë edhe të fryra", shtoi ai.

Në nëntor 2024, duart e Putinit ishin objekt spekulimesh, me Gerashchenkon që postoi në X se si një video tregonte se ato "nuk lëviznin dhe dukeshin sikur ishin të ndara nga trupi i tij".

Në tetor 2024, Kremlini tha se Putini nuk kishte probleme shëndetësore pasi nuk u shfaq në publik për dy javë. Gjithashtu tha se Putini kishte vizituar një spital në Moskë për analiza mjekësore.

Në prill të vitit 2022, një video e Putinit duke mbajtur një tavolinë ndërsa bisedonte me ish-ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, kishte ngjallur gjithashtu spekulime rreth shëndetit të tij.

vladimir putin

Lini një Përgjigje