Dy anije cisterna në pronësi greke, "Delta Harmony" dhe "Matilda", u vunë në shënjestër të një sulmi me dron në Detin e Zi, pranë portit të Novorossiysk, të martën në mëngjes (13/03).
Nuk është ende e qartë nëse sulmi është kryer nga dronë ajrorë apo detarë, apo një kombinim i të dyjave.
Sipas informacioneve fillestare, sulmi shkaktoi një zjarr në “Delta Harmony”, i cili thuhet se u shua menjëherë.
Dy tankerat po prisnin të ngarkonin naftë në terminalin e Konsorciumit të Gazsjellësit Kaspik kur u goditën, sipas dy burimeve me njohuri për çështjen.
Sipas LSEG, naftëmbajtësja "Delta Harmony" operohet nga kompania greke Delta Tankers dhe pritej të ngarkonte naftë në Tengizchevroil.
Ata shtuan se tankeri i naftës "Matilda", i cili u godit gjithashtu nga dronët, operohet nga kompania greke Thenamaris dhe pritej të ngarkonte naftë në Karaçaganak.
Tankeri "Delta Harmony", nën flamurin liberian, është ende duke lundruar në drejtim të jugut.
Dy cisterna të tjera, "Freud" dhe "Delta Supreme", u shënjestruan gjithashtu në sulmin e sotëm, sipas Reuters, duke e çuar në katër numrin e përgjithshëm të cisternave të naftës të shënjestruara nga dronë në terminalin e ngarkimit të Konsorciumit të Gazsjellësit Kaspik (CPC) në Detin e Zi.
Të dy anijet ishin planifikuar të ngarkoheshin në CPC, rruga kryesore e eksportit të naftës së Kazakistanit, por ishin larguar herët për të pritur radhën e tyre, sipas një burimi anonim të Bloomberg-ut të njohur me situatën. Shkalla e dëmtimit të të dy anijeve nuk është ende e qartë, tha i njëjti burim.
Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë intensifikuar gjatë gjashtë javëve të fundit, me Ukrainën që ka kryer sulme ndaj një sërë anijesh cisternë të lidhura me Rusinë, ndërsa Moska ka goditur edhe anije tregtare, raporton Bloomberg.
Lini një Përgjigje