TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Tetor 2025, 14:53

E rëndë në Gjermani, kryebashkiakja qëllohet 13 herë me thikë

Shkruar nga Pamfleti

E rëndë në Gjermani, kryebashkiakja qëllohet 13 herë me

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Gjermani, ku kryebashkiakja e Herdecke u qëllua 13 herë me thikë.

Iris Stalzer, kryebashkiake e sapozgjedhur e Herdecke nga Social Demokratët (SPD), u gjet e plagosur rëndë nga djali i saj, raportoi Bild. Ajo thuhet se pësoi plagë të shumta me thikë në bark dhe shpinë dhe është në gjendje kritike.

Sipas raportimeve, 57-vjeçarja i tha të birit se disa burra e sulmuan në rrugë dhe ajo u godit me thikë në bark dhe shpinë.

Policia ka nisur një operacion kërkimi për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve. Mbetet e paqartë nëse krimi është i motivuar politikisht.

Lini një Përgjigje