Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa deklaroi sot se ka vendosur të thërrasë një takim të jashtëzakonshëm për çështjen me Groenlandën, në ditët në vijim.
Në një postim në rrjetet sociale, Antonio Costa thotë se kjo vjen duke pasur parasysh rëndësinë e zhvillimeve të fundit dhe me qëllim koordinimin e mëtejshëm.
Ai zbuloi gjithashtu edhe angazhimet e Evropës për gjashtë pika kyçe pas bisedave me shtetet anëtare.
1-Uniteti mbi parimet e së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit kombëtar;
2-Unitet në mbështetje dhe solidaritet me Danimarkën dhe Groenlandën;
3-Njohja e interesit të përbashkët transatlantik për paqen dhe sigurinë në Arktik, veçanërisht duke punuar përmes NATO-s;
4-Vlerësim i përbashkët se tarifat do të dëmtonin marrëdhëniet transatlantike dhe janë të papajtueshme me marrëveshjen tregtare BE-SHBA;
5-Gatishmëria për të mbrojtur veten kundër çdo forme shtrëngimi;
6-Gatishmëria për të vazhduar angazhimin konstruktiv me SHBA-në për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.
Kujtojmë se disa shtete të BE-së kanë dalë kundër planit të Trump për të aneksuar Groenlandën, ndërkohë që ky i fundit ka vendosur një tarfië tregtare prej 10 për qind ndaj këtyre vendeve.
Lini një Përgjigje