
Departamenti Amerikan i Shtetit ka konfirmuar të hënën se të paktën nëntë shtetas amerikanë janë vrarë në sulmet e fundjavës së Hamasit ndaj Izraelit.
SHBA tha gjithsesi se një numër i papërcaktuar i qytetarësh amerikanë mbeten të zhdukur dhe të pagjetur. Sipas tyre ende nuk është e qartë nëse të zhdukurit janë marrë peng, janë vrarë apo janë fshehur.
Zëdhënësi Matthew Miller, deklaroi se Departamenti i Shtetit është në kontakt me familjet “dhe ofron të gjithë ndihmën e duhur konsullore”.
Numri i viktimave mund të rritet ende pasi personat e zhdukur mund të gjenden në rrënojat e pallateve të rrëzuara nga sulmet me raketa.
Lini një Përgjigje