TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Nëntor 2025, 17:54

Sulmet në Gaza, forcat izraelite: Kemi ekzekutuar komandantin e Hamasit

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet në Gaza, forcat izraelite: Kemi ekzekutuar komandantin e Hamasit

Ushtria izraelite deklaroi sot se ka vrarë një komandant lokal të Hamasit në Gaza, por më pas e fshiu këtë mesazh.

Në një postim në “X”, komandanti identifikohej si Alaa Al-Handidi, përgjegjës për furnizimet në objektet e prodhimit të Hamasit, por nuk saktësohej se kur ishte vrarë. Ushtria izraelite tha se do të publikojë një njoftim më vonë.

Forcat izraelite kryen sulme që shkaktuan vdekjen e të paktën 21 personave, ndërsa ushtria izraelite bëri të ditur se kishte kundërpërgjigjur ndaj një sulmi të Hamasit duke vrarë pesë anëtarë të saj.

Forcat e armatosura izraelite kanë rifilluar që nga e mërkura bombardimet vdekjeprurëse në enklavën palestineze. Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për shkeljen e armëpushimit, i cili u vendos në fuqi më 10 tetor, nën presionin e SHBA-së, pas dy vitesh lufte shkatërrimtare.

Dje, ushtria izraelite njoftoi se kishte “goditur objektiva” të Hamasit, sipas saj në kundërpërgjigje ndaj një sulmi të një “terroristi të armatosur” kundër trupave të saj, i cili kishte kaluar vijën kufizuese të pozicioneve izraelite në jug të enklavës.

“Më shumë se 20 të plagosur u dërguan në spital, shumica gra dhe fëmijë”, tha Khalil al-Dakran, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit.

Lini një Përgjigje