TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shkurt 2025, 15:35

Tërmetet në Santorini, eksperti turk jep alarmin për aktivitet vullkanik/ Ja ç’parashikon studiuesi holandez

Shkruar nga Pamfleti

Tërmetet në Santorini, eksperti turk jep alarmin për aktivitet

Videot që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë rrëshqitje dheu në zonën e Athinios, në Caldera, në një kohë kur tërmetet mbi 4 ballë të shkallës Rihter po “godasin” pa pushim Santorinin.

Ndërkohë studiuesi holandez Frank Hoogerbeets ka bërë një postim të ri në lidhje me tërmetet në Santorini.

Ai rekomandon kujdes të veçantë, duke thënë se tani të gjitha mundësitë janë të hapura.

Hoogerbeets ka parashikuar më parë tërmetin e madh në Turqi, ndërkohë që kishte shkaktuar shqetësim edhe gushtin e kaluar, duke iu referuar një lëkundjeje sizmike deri në 7 të shkallës Rihter, gjë që padyshim do të ndikonte në Greqi.

Në një postim të mëparshëm në llogarinë e tij në rrjetet sociale, ai iu referua tërmeteve të njëpasnjëshme mes Cikladeve dhe Dodekanezit.

“Një tufë tërmetesh po ndodhin në ishujt Dodekanezë, Greqi. Më shumë se 70 lëkundje me magnitudë 3 e lart kanë ndodhur ditët e fundit. Lëkundjet më të forta deri më tani janë 4.8 të shkallës Rihter”, shkruan ai.

Në vitin 1956, një tërmet me magnitudë 7.5 të shkallës Rihter ndodhi në ishullin Thira (Santorini).

Frank Hoogerbeets është një studiues me origjinë holandeze, i cili parashikoi tërmetin që goditi Turqinë dy vjet më parë.

Ai vetë kishte paralajmëruar për tërmetin e madh, rreth 6 muaj më parë.

“Greqia dhe Dodekanezi janë në rrezik të lartë. Ndërsa tërmete mbi 6 të shkallës Rihter mund të ndodhin në Greqi çdo 2 vjet, një lëkundje e tillë nuk ka ndodhur që nga viti 2021. Hera e fundit që Dodekanez pati një tërmet të madh ishte katër vjet më parë”, shkruan ai.

Lidhur me tërmetet që janë regjistruar në Santorini prej të paktën 3 ditësh, Dr. Hasan Sözbilir theksoi se nga Greqia deri në Bodrum ka shumë vullkane dhe se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë aktive.

Konkretisht, Drejtori i Qendrës së Kërkimeve dhe Aplikimeve për Tërmetet (DAUM) të Universitetit Dokuz Eylül (DEÜ), Profesor Dr. Hasan Sözbilir kujtoi se shkencëtarët grekë shpjeguan se tërmetet kishin një "origjine tektonike të lidhur me thyerjen".

Sözbilir tha se disa ekspertë në Turqi, duke përfshirë edhe atë, besojnë se në këtë sistem përfshihet edhe aktiviteti vullkanik.

Sözbilir theksoi se “ka shumë vullkane. "Stuhia" e tërmetit ndodh në veri të vullkanit të Santorinit. Prandaj, aktiviteti atje mund të jetë edhe me origjinë hidrotermale ose gjeotermale. Mund të ketë gjithashtu aktivitet që lidhet me lëvizjen lart të magmës. Me fjalë të tjera, vetëm në kuptimin tektonik mund ta shohim atë".

 

 

Lini një Përgjigje