TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Gusht 2023, 19:59

Çfarë po përgatit Putin? Urdhëron rritjen e prodhimit të dronëve ushtarakë

Shkruar nga Pamfleti
Çfarë po përgatit Putin? Urdhëron rritjen e prodhimit
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar shefin e konglomeratit shtetëror të mbrojtjes të rrisë prodhimin e dronëve sulmues gjatë një takimi ditën e sotme.

Në pamjet e transmetuara nga takimi, Putin shihet duke iu drejtuar kreut organizatës, Sergei Chemezov dhe duke i kërkuar që të rritet prodhimi i modeleve ruse të dronëve si Kub dhe Lancet.

Në një deklaratë të veçantë, Chemezov zbuloi se do të fillojë prodhimin e aeroplanëve të pasagjerëve MC-21 deri në vitin e ardhshëm.

Putin nga ana tjetër theksoi se prodhuesit rusë tani mund të zënë një hendek në treg pasi kompanitë e huaja tërhiqen.

vladimir putin

Lini një Përgjigje