TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Dhjetor 2025, 22:25

Çfarë zhvillimesh ka pasur? Trump i drejtohet nesër kombit amerikan, njofton konferencë shtypi

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë zhvillimesh ka pasur? Trump i drejtohet nesër kombit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se do t'i drejtohet kombit nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën në orën 21:00.

Trump nuk dha detaje mbi përmbajtjen e fjalimit të tij, megjithatë, në një postim në Truth Social ai foli për një "vit të shkëlqyer" dhe theksoi se "më e mira ende nuk ka ardhur".

Postimi i Trumpit

"Bashkëkombasit e mi të dashur: Nesër në mbrëmje do të mbaj një DEKLARATË PËR GJENDJEN E KOMBIT, DREJTPËRDREJT NGA SHTËPIA E BARDHË, në orën 9 të mbrëmjes. Pres me padurim t'ju "shoh" atëherë. Ka qenë një vit i mrekullueshëm për vendin tonë dhe më e mira ende nuk ka ardhur!", shprehet ai

1 Komente

  1. T
    Tony

    Polli mali nje mi do thote.

    Lini një Përgjigje