TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Dhjetor 2025, 21:43

Ukraina “grinë” xhepat e aleatëve, kërkon 60 mld dollarë për mbrojtjen për vitin 2026

Shkruar nga Pamfleti

Ukraina “grinë” xhepat e aleatëve, kërkon 60 mld

Ndërsa viti po shkon drejt fundit, ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka bërë të ditur nevojat financiare të vendit për vitin 2026, duke theksuar se Kievi do t’u kërkojë partnerëve ndërkombëtarë të mbulojnë gjysmën e buxhetit të parashikuar për mbrojtjen.

Sipas Shmyhal, shpenzimet totale të Ukrainës për mbrojtjen në vitin e ardhshëm pritet të arrijnë në rreth 120 miliardë dollarë, nga të cilat 60 miliardë dollarë do të kërkohen si mbështetje nga aleatët për të vazhduar luftën kundër Rusisë.

Ai bëri të ditur se deri më tani janë premtuar 45 miliardë dollarë, një shifër që përbën rekord për nivelin e ndihmës së siguruar gjatë luftës.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri ukrainas theksoi se partnerët ndërkombëtarë janë zotuar të kanalizojnë gati 5 miliardë dollarë për forcimin e industrisë së mbrojtjes së Ukrainës, duke mbështetur prodhimin vendas ushtarak.

Po ashtu, sipas tij, janë investuar pothuajse 5 miliardë dollarë për blerjen e armëve amerikane në mbështetje të Ukrainës.

Autoritetet në Kiev theksojnë se mbështetja e vazhdueshme financiare dhe ushtarake nga partnerët perëndimorë mbetet thelbësore për qëndrueshmërinë e vendit dhe përballimin e agresionit rus në vitin 2026.

 

Lini një Përgjigje