TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Qershor 2026, 13:07

Festa e çmendur e Trump për 80-vjetorin e lindjes, spektakli ndezi Amerikën (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Festa e çmendur e Trump për 80-vjetorin e lindjes, spektakli ndezi

Aktivitetet për 250-vjetorin e pavarësisë së SHBA-së u ndërthurën me festimin e 80-vjetorit të Donald Trumpit

Presidenti amerikan Donald Trump festoi 80-vjetorin e lindjes në një mbrëmje sa të veçantë, aq edhe spektakolare, e cila u organizua paralelisht me aktivitetet për 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai organizoi ndeshje të Ultimate Fighting Championship (UFC), duke ngritur një kafaz oktagonal në oborrin e Shtëpisë së Bardhë. Ndeshjet i ndoqi nga rreshti i parë së bashku me Zonjën e Parë Melania Trump dhe presidentin e UFC-së, Dana White. Në mesin e të pranishmëve ishin gjithashtu drejtori ekzekutiv i Meta-s, Mark Zuckerberg, drejtori ekzekutiv i Paramount, David Ellison, ligjvënës republikanë dhe anëtarë të familjes së presidentit.

Festa e çmendur e Trump për 80-vjetorin e lindjes, spektakli ndezi

Mbrëmja e ndeshjeve ngjalli entuziazëm te mbështetësit e Trumpit, por gjithashtu u kritikua nga kundërshtarët e tij, të cilët e konsideruan të papërshtatshme. Megjithatë, vetë Trump, në një postim të bërë të hënën në mëngjes, e përshkroi ngjarjen si një spektakël “të pabesueshëm”.

“UFC në Shtëpinë e Bardhë mbrëmë ishte i pabesueshëm. Moti parashikohej të ishte i tmerrshëm, por rezultoi i përsosur! Aq për parashikimin e motit”, shkroi Trump në platformën Truth Social të hënën në mëngjes.

Festa e çmendur e Trump për 80-vjetorin e lindjes, spektakli ndezi

Ndeshjet u zhvilluan në një arenë me formë oktagoni, e rrethuar nga një kafaz metalik. Mbi arenë ishte vendosur një hark çeliku 92 këmbë i lartë (rreth 28 metra) dhe me peshë 600 tonë, i quajtur “Glow”.

Festa e çmendur e Trump për 80-vjetorin e lindjes, spektakli ndezi

Ushtria amerikane ishte e integruar ngushtë në programin e aktivitetit. Këngëtari i muzikës country, Zac Brown, interpretoi himnin kombëtar ndërsa avionë ushtarakë fluturonin mbi zonë. Banda e Marinsave Amerikanë performoi gjatë gjithë aktivitetit, ndërsa transmetimi televiziv i UFC-së shfaqi pamje të drejtpërdrejta të trupave amerikane që ndiqnin ndeshjet nga misionet e tyre jashtë vendit.

Zyrtarisht, aktiviteti ishte pjesë e festimeve për 250-vjetorin e Amerikës. Më shumë se 4.000 persona fituan biletat më të kërkuara për South Lawn, përfshirë edhe pjesëtarë të forcave të armatosura.

Festa e çmendur e Trump për 80-vjetorin e lindjes, spektakli ndezi

Moti i nxehtë dhe i rënduar nga lagështia rrezikoi të komplikonte zhvillimin e aktivitetit në ambient të hapur. Ngjarja nisi me pothuajse një orë vonesë për shkak të kërcënimit nga stuhitë. UFC kishte angazhuar një meteorolog në vendngjarje për të monitoruar aktivitetin e rrufeve, i cili, sipas organizatorëve, ishte i vetmi faktor që mund të kishte detyruar ndërprerjen e ndeshjeve.

Sponsorët pritet të ndihmojnë UFC-në të rikuperojë të paktën gjysmën e kostos së vlerësuar prej 60 milionë dollarësh të aktivitetit, ndërsa publiciteti i krijuar mund të ketë një vlerë edhe më të madhe.

Festa e çmendur e Trump për 80-vjetorin e lindjes, spektakli ndezi

Mijëra të pranishëm të dielën, kryesisht burra të moshave dhe etnive të ndryshme, pritën në radhë për të ndjekur ndeshjet në ekranet gjigante të vendosura në zonën Ellipse, në jug të Shtëpisë së Bardhë.

Në aspektin sportiv, të shtatë ndeshjet përfunduan me nokaut teknik. Kulmi i mbrëmjes ishte fitorja e amerikanit Justin Gaethje ndaj kampionit gjeorgjiano-spanjoll dhe favoritit të madh, Ilia Topuria, duke rimarrë titullin në kategorinë e peshave të lehta.

 

trump ditelindje ufc

Lini një Përgjigje