
Grabitja në Muzeun e Luvrit, ku katër hajdutë vidhën thesare të pabesueshme duke përdorur një shkallë ajri montuar në një kamion, ka marrë një kthesë të papritur humoristike. Kompania gjermane Böcker, prodhuese e pajisjeve për transport, ka zbuluar se makneria e bandës ishte pikërisht modeli i tyre, Agilo i cili përdoret për mobilje.
Sipas pamjeve të publikuara nga autoritetet franceze në vendin e ngjarjes, hajdutët kishin përdorur shkallën Agilo për të ngjitur muret dhe për të hyrë fshehurazi në muzeun ikonik parizian. Ky zbulim befasoi menjëherë menaxhmentin e Böcker-it, me seli në qytetin e vogël Werne pranë Dortmundit, të cilët kanë shfrytëzuar rastin për të bërë marketing.
Me anë të një postimi në rrjetet e tyre sociale, të shoqëruar me fotografinë e shakllës së përdorur nga grabitësit, kompani e shoqëron atë me sloganin e ri ironizues :"Kur duhet të veprosh shpejt”.
Në postimet e tyre në rrjetet sociale, Böcker shkruan se Agilo mund të mbajë deri në 400 kg "thesare" me një shpejtësi prej 42 metrash në minutë dhe është aq i qetë sa "një pëshpëritje", ideale për operacione "diskrete", siç thonë ata me një dozë humori të zi.
Këto postime, të shoqëruara me imazhe nga skena e krimit, shpërndahen tashmë në Instagram, ku kanë arritur mbi 1.7 milion shikime në pak orë.
Ngjarja filloi si një shaka familjare. Julia Scharwatz, shefja e marketingut e kompanisë, dhe bashkëshorti i saj, drejtori ekzekutiv Alexander Böcker, po lexonin lajmet së bashku në internet të dielën në mbrëmje, kur panë foton e ashensorit të tyre në mes të rrëmujës së Luvrit.
"Pasi u bë e qartë se askush nuk ishte lënduar, filluam të bënim disa shaka dhe të mendonim slogane që i gjenim qesharake. Nuk mund të besoje se si një produkt ynë i thjeshtë për mobilje kishte arritur në kryetitujt botërorë për një grabitje miliardere", tregoi Scharwatz në një intervistë për mediat gjermane.
Sipas saj, stafi, partnerët dhe klientët filluan të i kontaktojnë menjëherë, duke sugjeruar se duhet të bëjnë diçka kreative me këtë "moment viral".
Të hënën në mëngjes, fushata ishte gati: postime me meme, video të shkurtra dhe oferta speciale për Agilo-n, të cilin tani e quajnë "transportuesin e thesareve".
"Është çmenduri absolute. 99% e reagimeve janë pozitive. Mund ta kuptoj që nuk është humori i të gjithëve, sidomos për autoritetet franceze, por shumica e njerëzve po e shijojnë si një histori absurde nga një film", shtoi Scharwatz, duke theksuar se kjo ka rritur shitjet e pajisjes me 30% vetëm në 24 orë.
Lini një Përgjigje