Bashkimi Evropian që në fillim ka pasur një qëndrim të gabuar: më shumë i fokusuar në shmangien e përshkallëzimit me Rusinë sesa në ndihmën për fitoren e Ukrainës.
Oleksandra Matvijchuk, juristja ukrainase dhe fituese e Çmimit Nobel për Paqen, i ka dhënë Evropës një mesazh të drejtpërdrejtë dhe alarmant: Vladimir Putin nuk do të presë që ju të forconi mbrojtjen tuaj, sepse lufta e tij ka nisur tashmë brenda territorit evropian.
Në një intervistë për mediat ndërkombëtare gjatë samitit “Grand Continent”, Matvijchuk thekson se politika e BE-së për “menaxhimin e përshkallëzimit” ka dështuar, dhe tani është koha për vendimmarrje strategjike, jo për taktika mbijetese.
Sipas saj, qasja aktuale ndaj luftës, që synon të ndihmojë Ukrainën të mos rrëzohet, por jo të fitojë, është jo vetëm e pamjaftueshme, por edhe e rrezikshme për vetë Evropën. “Po jetojmë një kohë ku disa dronë të padukshëm mund të paralizojnë aeroportet, tregjet dhe institucionet tuaja. Lufta nuk është më vetëm tanke dhe bomba, është kibernetike, ekonomike, psikologjike. Dhe ajo ka hyrë në Poloni, në Gjermani, në Francë, në heshtje”, paralajmëron Matvijchuk.
Ajo kritikon ashpër mënyrën se si BE ka zgjedhur të mos përballet seriozisht me kërcënimin rus dhe përpjekjen për të ruajtur “ekuilibrat diplomatikë”, në vend që të investojë në fitoren e Ukrainës. “Kjo nuk është më vetëm një luftë ukrainase. Nëse Putini nuk ndalet në Kiev, do të trokasë në dyert tuaja më shpejt se ç’mendoni, dhe ai nuk do t’ju japë vite për të përgatitur veten”, shprehet ajo.
Matvijchuk ngre një tjetër dilemë morale: koncepti “kurrë më” që për Ukrainën do të thotë të luftosh për të mos përjetuar më kurrë kampet e përqendrimit, shfarosjen dhe torturat – për evropianët e ngopur, thotë ajo, duket se nënkupton vetëm “jo për ne, por le të ndodhë diku tjetër”.
Në një Evropë ku shumë ende shpresojnë se një marrëveshje me agresorin mund të sjellë paqe, ajo kujton: “Oreksi i Rusisë nuk shuhet me lëshime. Ai forcohet me heshtjen dhe frikën tonë. Dhe siguria nuk është më diçka që vjen falas nga SHBA. Nëse nuk veproni sot, do të jetë vonë nesër”. /Pamfleti
Ukraina e njohur mirë prej shumë vitesh për prostituta të palodhura në punë,që grinin para nëpër rrugët e Europës,ka edhe lloje të tjera prostitutash. Ukrainasit,burra e gra, e lanë vendin e tyre në dorë të spekullantëve dhe matrapazëve,e futën mes të mëdhenjve dhe po e copëtojnë dhe shkatërrojnë,vjedhin dhe braktisin. Kjo fituese e Nobel i bën thirrje Europës të zgjohet sepse Putin është pas derës!? Europa ,moj bibë gjoli,me gjithë Nobelin tënd sorosian,është e zgjuar dhe në këmbë ,po ta shkërdhen atdheun tënd. Një njeri i ndershëm i bën thirrje Europës të heqë dorë nga intrigat që po e djegin Ukrainën,të bjerë dakord me planin e paqes të Trump dhe të shporret nga atdheu i ukrainasve! Por ja që ka edhe çmim Nobel për prostitucionin intelektual... Oleksandra e meriton!
bythelepires idiot. Ukraina po lufton prej 4 vitesh ti kaqol as 4 dite nuk di te rrish ne kembe..Menjen ke sorosi o truthare..Ti je skllav i lindur!
Shum i ashper Arkadi pse kaqe i ashper….
Bravo !!!! E ke thene nje te vertet qe as topi se luan !!!