TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Korrik 2026, 14:22

Flakët përfshijnë spitalin në Gjermani, 2 viktima dhe 30 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Flakët përfshijnë spitalin në Gjermani, 2 viktima dhe 30

Një zjarr i madh ka përfshirë një spital në qytetin Ludwigslust të Gjermanisë gjatë orëve të para të mëngjesit e sotëm, duke shkaktuar dy viktima dhe të paktën 30 të plagosur.

Sipas autoriteteve, flakët shpërthyen në çatinë e godinës, ndërsa shërbimet e emergjencës ndërhynë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të evakuuar pacientët dhe stafin e spitalit.

Spitali, i cili është i vetmi në qytetin Ludwigslust, u boshatis pjesërisht për arsye sigurie, ndërsa të plagosurit morën ndihmë mjekësore.

Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes dhe burimin e flakëve.

zjarr gjermani

Lini një Përgjigje