TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Qershor 2023, 20:33

Forcat çeçene i bashkohen ushtrisë ruse, nisin ofensivën në Ukrainën lindore

Shkruar nga Pamfleti

Forcat çeçene i bashkohen ushtrisë ruse, nisin ofensivën

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se grupi Akhmat i forcave speciale çeçene po zhvillon një ofensivë pranë qytetit Mariinka në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.

Të enjten, komandanti i Akhmat Apti Alaudinov tha se forcat e tij po zhvendoseshin në "një zonë tjetër" në përgatitje për një kundërofensivë, por nuk tha se ku.

Së bashku me grupin mercenar Wagner, të udhëhequr nga Yevgeny Prigozhin, trupat nga Republika Çeçene e Rusisë kanë qenë një nga forcat kryesore që luftojnë për Moskën në Ukrainë.

Megjithatë, të dy grupet kanë debatuar hapur të enjten, një nga aleatët e ngushtë të liderit çeçen Ramzan Kadyrov e quajti Prigozhin si një bloger që vazhdimisht bërtet për problemet.

Ndërkohë nga ana tjetër Prigozhin ka njoftuar tërheqjen përfundimtare të trupave të tije nga Ukraina me 5 qershor, në momentin që do të bëjë lëshimin e territoreve të pushtuara ushtrisë ruse.

Çeçen ukrainë

Lini një Përgjigje