TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Janar 2026, 15:38

Forumi në Davos, Zelensky: Po presim të qetësohet çështja e Groenlandës që SHBA-ja të kthejë vëmendjen nga Ukraina!

Shkruar nga Pamfleti
Forumi në Davos, Zelensky: Po presim të qetësohet
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nga Forumin Ekonomik Botëror në Davos, e nisi fjalimin e tij  duke iu referuar filmit ‘Groundhog Day’, ku personazhi kryesor jeton të njëjtën ditë vazhdimisht, dhe tha se askush nuk dëshiron të jetoj kështu.

“Askush nuk dëshiron të jetojë kështu, duke përsëritur të njëjtën gjë për javë të tëra, muaj, vite me radhë. Dhe kështu jetojmë tani”, tha Zelensky, duke e karahasur me jetln në Ukrainë.

Zelensky thotë se komuniteti global e ka kthyer vëmendjen nga Groenlanda, duke shtuar se është e qartë se shumica e udhëheqësve janë ende të pasigurt se çfarë të bëjnë.

Gjithmonë duket sikur presim që Amerika të qetësohet mbi këtë temë, duke pritur që ajo të kalojë", tha ai.

Zelensky më pas kaloi në diskutimin ndërkombëtar rreth protestave iraniane, të cilat ai thotë se janë “mbytur në gjak”. Duke e lidhur shembullin e kapjes së presidentit venezuelian Nicolas Maduro nga SHBA-të, ai kthehet te ngërçi mbi Ukrainën, duke thënë se ndërsa Maduro është në Nju Jork duke pritur gjyqin, Putini nuk është.

Zelensky vazhdoi të falënderojë Evropën për ngrirjen e aseteve ruse, por thotë se "kur erdhi koha" për të përdorur asetet për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës, vendimi u "bllokua". Ai thotë se nuk ka pasur "asnjë përparim të vërtetë" në krijimin e një gjykate për agresionin rus kundër Ukrainës pavarësisht "shumë takimeve".

Ai falënderon udhëheqësit për punën në garancitë e sigurisë dhe më vonë falënderon kryeministrin Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron për angazhimet e tyre në forcat e armatosura.

"Të gjithë janë shumë pozitivë, por. Gjithmonë por, nevojitet mbështetja e Presidentit Trump", tha ai.

zelensky davos shba

Lini një Përgjigje