TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Tetor 2025, 21:17

Fraksionet palestineze bien dakort: Gaza do të menaxhohet nga një komitet teknokratësh

Shkruar nga Pamfleti

Fraksionet palestineze bien dakort: Gaza do të menaxhohet nga një

Fraksionet palestineze, që u takuan në Kajro, përfshirë Hamasin, ranë dakord në një deklaratë të përbashkët për t'ia dorëzuar përkohësisht menaxhimin e Gazës një komiteti të pavarur teknokratësh, pas marrëveshjes së nxitur nga Donald Trump.

Sipas dokumentit, grupet e ndryshme palestineze kanë vendosur të krijojnë një "komitet të përkohshëm palestinez të përbërë nga banorë teknokratë të pavarur, përgjegjës për menaxhimin e shërbimeve bazë", raporton Ansa.

Grupet ranë dakord për një strategji kombëtare që synon "rivitalizimin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) si përfaqësuesja e vetme legjitime e popullit palestinez".

Lini një Përgjigje