TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Qershor 2026, 22:45

Portugalia nis kërkimet për pasuesin e Roberto Martinez, kush janë 3 kandidatët që pritet të marrin drejtimin e kombëtares luzitane

Shkruar nga Pamfleti
Portugalia nis kërkimet për pasuesin e Roberto Martinez, kush
trajneri i Portugalisë, Robereto Martinez

Federata Portugeze e Futbollit ka nisur zyrtarisht procedurat për gjetjen e trajnerit të ri të përfaqësueses, që pritet të marrë detyrën pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

Sipas raportimeve, në listën e ngushtë të kandidatëve janë tre emra të njohur të futbollit portugez: Horge Zhesus, Abel Ferreira dhe Serxhio Konseisao. Të tre teknikët konsiderohen alternativa serioze për të marrë drejtimin e kombëtares në një fazë të re të projektit sportiv.

Në prapaskenat e këtij procesi spikat emri i Zhoze Murinjos. Drejtuesit e Federatës e kishin konsideruar “Special One” si zgjedhjen e parë për stolin e Portugalisë, por negociatat nuk arritën rezultat. Murinjo vendosi të pranojë ofertën për t’u rikthyer në krye të Realit të Madridit, duke e përjashtuar veten nga gara për drejtimin e kombëtares.

Pas tërheqjes së Murinjos nga ky opsion, vëmendja është përqendruar te tre kandidatët e mbetur, të cilët pritet të konkurrojnë për postin e trajnerit të Portugalisë pas Botërorit.

 

roberto martinez trajneri i portigalisë

Lini një Përgjigje