![]()
Frika e përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme mes Iranit dhe Izraelit ka alarmuar vende perëndimore, të cilët kanë nisur të njoftojnë shtetasit e tyre që të largohen nga rajoni.
Gjermania paralajmëroi qytetarët e saj që të largohen nga Irani, duke thënë se ekziston rreziku i një përshkallëzimi të papritur të tensioneve ekzistuese të Teheranit me Izraelin dhe se gjermanët mund të rrezikohen.
“Në tensionet aktuale, veçanërisht midis Izraelit dhe Iranit, ekziston rreziku i një përshkallëzimi të papritur. Nuk mund të përjashtohet që rrugët e transportit ajror, tokësor dhe detar të mund të preken. Qytetarët gjermanë janë në rrezik për t’u arrestuar dhe marrë në pyetje arbitrarisht dhe për t’u dhënë dënime të gjata me burgim. Qytetarët e dyfishtë me kombësi iraniane dhe gjermane janë veçanërisht të rrezikuar”, shkroi Ministria e Jashtme Gjermane në një paralajmërim të ri udhëtimi të lëshuar të premten.
Lini një Përgjigje