
Garda Revolucionare e Iranit ka konfirmuar se një sulm me "dronë dhe raketa" është duke u zhvilluar kundër Izraelit si hakmarrje për sulmin vdekjeprurës të 1 prillit në konsullatën e tij në Damask.
“Në përgjigje të krimeve të shumta të kryera nga regjimi sionist, duke përfshirë sulmin në seksionin konsullor… Trupat e Gardës Revolucionare Islamike lëshuan dhjetëra raketa dhe drone kundër objektivave specifike brenda territoreve të pushtuara (Izraelit)”, raportoi televizioni shtetëror.
“Kjo është pjesë e ndëshkimit të regjimit të paligjshëm dhe kriminal nga Irani, përmes operacionit të quajtur Vadeh Sadegh (Premtimi i Vërtetë). Detajet e sulmit iranian do të publikohen së shpejti”, thuhet në një deklaratë të cituar nga Tasnim.
Lini një Përgjigje