Bota13 Prill 2024, 22:57

Bota drejt Luftës së Tretë Botërore? Pas dronëve Irani nis raketat drejt Izraelit, SHBA me Francën dhe Anglinë ngrenë avionët

Shkruar nga Pamfleti

Bota drejt Luftës së Tretë Botërore? Pas dronëve Irani

Dronët lëvizin ngadalë dhe mund të përdoren për të shpërqendruar mbrojtjen izraelite...

Linja e Mesme duket se tani do të jetë në kaos total. Irani duket se ka nisur një sulm të sofistikuar drejt Izraelit. Fillimisht u njoftua se u nis një valë me dronë kamikazë, por duket se ata nuk janë të vetmit.

Mediat vendase njoftojnë se Irani ka lëshuar gjithashtu raketa lundrimi të cilat do të arrijnë në Izrael përpara dronëve.

Sipas ekspertëve, dronët thjesht kanë qenë strategji për të çorientuar sistemin atiraketor izraelit. Më pas do të futen në lojë raketat dhe me pak fjalë bota rrezikon të shkojë drejt luftës. "Dronët lëvizin ngadalë dhe mund të përdoren për të shpërqendruar mbrojtjen izraelite", kanë thënë zyrtarët amerikanë.

Në një deklaratë të cituar nga media shtetërore, dega e Forcave të Armatosura iraniane tha se ka shënjestruar vende specifike në Izrael me dhjetëra dronë dhe raketa.

Ai tha se sulmi ishte nisur në përgjigje të "krimeve të shumta të regjimit të keq sionist, duke përfshirë sulmin në seksionin konsullor të ambasadës iraniane në Damask".

Bota drejt Luftës së Tretë Botërore? Pas dronëve Irani

Vetë presidenti amerikan Joe Biden ka thirrur me urgjencë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Shtëpia e Bardhë e ka bërë me dije se presidenti amerikan Joe Biden u takua me ekipin e tij të sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë që po monitoron sulmin ndaj Izraelit.

Ekipi i tij është në komunikim të vazhdueshëm me zyrtarët izraelitë, si dhe me partnerë dhe aleatë të tjerë”, thotë Shtëpia e Bardhë. “Ky sulm ka të ngjarë të shpaloset brenda disa orësh.

Presidenti Biden ka qenë i qartë: mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e hekurt. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë me popullin e Izraelit dhe do të mbështesin mbrojtjen e tyre kundër këtyre kërcënimeve nga Irani”, shton Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë SHBA me Francën dhe Britaninë kanë ngritur avionët drejt kufirit izraelit. Thuhet se falë tyre janë rrëzuar mbi 100 dronë.

Po ashtu kanë dalë pamjet e para të dronëve të cilët po kalojnë mbi Irak. Ata pritet të hyjnë në hapësirën izraelite pas 8 orësh.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se sistemet për mbrojtje ajrore janë aktivizuar dhe që forcat e armatosura të Izraelit janë gati.

“E kam një parim të qartë – kushdo që na lëndon, do ta lëndojmë. Ne do ta mbrojmë veten nga çdo kërcënim dhe do ta bëjmë këtë me qetësi dhe vendosmëri”, ka thënë ai.