Bota13 Prill 2024, 22:32

Prag lufte/ Dalin pamjet e para të dronëve iranianë, Iraku mbyll hapësirën ajrore (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Prag lufte/ Dalin pamjet e para të dronëve iranianë, Iraku mbyll

Iraku ka mbyllur hapësirën e tij ajrore, ka njoftuar ministria e transportit e vendit. “I gjithë trafiku ajror është ndalur përkohësisht”, thuhet në njoftim.

Kjo masë është ndërmarrë pas njoftimit se Irani ka nisur një sulm ajror ndaj Izraelit.

Ndërkohëkanë dalë pamjet e para të dronëve të cilët po kalojnë mbi Irak. Ato pritet të hyjnë në hapësirën izraelite pas 8 orësh.

Mediat arabe raportojnë se pak më parë janë nisur qindra dronë kamikazë nga Irani drejt Izraelit.

Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, nga Irani janë nisur nga 50 deri në 100 dronë vetëvrasës. Të njëjtat raporte vlerësojnë se ata do të mbërrijnë në Izrael në orët e para të mëngjesit 7.30 (6.30 me orën tonë).

iran irak