
Shtohet akoma dhe më shumë ankthi se Lindja e Mesme është në prag të një lufte. Ashtu sikundër u paralajmërua, Irani ka nisur një sulm ajror ndaj Izraelit.
Fillimisht u nis një grup prej dhjetra e qindra dronësh kamikazë, teksa media vendase në Teheran njofton se sapo u nis një valë e dytë dronësh.
Bëhet fjalë për dronë të mbushur me eksploziv që do të shpërthejnë në objektiva të caktuar në Izrael. Ndërkohë ka reaguar dhe lideri iranian Khamenei duke thënë: "Regjimi i keq do të ndëshkohet".
Lini një Përgjigje