Bota15 Prill 2023, 10:03

George Clooney dhe Lady Gaga, këshilltarët e rinj të presidentit Biden

Shkruar nga Pamfleti

George Clooney dhe Lady Gaga, këshilltarët e rinj të presidentit

Aktori i njohur George Clooney dhe këngëtarja Lady Gaga janë ndër këshilltarët e rinj për kulturë dhe art të presidentit të SHBA-së, Joe Biden.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë u bënë të ditur emrat e rinj të emëruar nga Biden në Komitetin e Presidentit të Arteve dhe Shkencave Humane, i cili këshillon presidentin për politikat e kulturës dhe artit.

Sipas kësaj, Komiteti i cili do të bashkë kryesohet nga producenti i famshëm Bruce Cohen dhe këngëtarja e famshme Lady Gaga, përfshin emra yjesh si aktori George Clooney, aktorja Jennifer Garner dhe muzikanti Jon Batiste.

Emrat e tjerë të emëruar në komision janë:

Constance M. Carroll, Philip J. Deloria, M. Angelica Garcia, Nora Halpern, Steve Israel, Marta Kauffman, Ricky Kirshner, Troy Kotsur, Katie McGrath, Laura Penn, Amanda Phingbodhipakkiya, Arnold Rampersad, Shonda Rhimes, Kimberly, Horacio Sierra, Anna Deavere Smith, Joe Walsh, Kerry Washington, Pauline Yu.

Ish-presidenti Donald Trump ka mbrojtur vazhdimisht shpërbërjen e Komitetit të Presidentit të Arteve dhe Shkencave Humane, i cili ka qenë joefektiv në proces.

lady gaga keshilltare joe biden