TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Korrik 2023, 09:24

Greqia nën "pushtetin" e flakëve, në fundjavë temperaturat pritet të shkojnë 45 gradë

Shkruar nga Pamfleti

Greqia nën "pushtetin" e flakëve, në fundjavë

Zjarret që pushtuan Greqinë ditët e fundit lanë pas shtëpi të shkatërruara dhe kilometra të tërë tokë të djegur. Dëmet më të mëdha janë regjistruar përreth zonës së Dervenochoria, rreth 50 kilometra larg kryeqytetit Athinë.

Në fshatin e vogël Tsakali pranë qytetit Mandras, pensionisti Lazaros Alexandridis e kaloi gjithë natën jashtë shtëpisë së tij të dëmtuar. 69-vjeçari tha se i druhej grabitjes. Ai jeton në këtë shtëpi që nga viti 2003 me bashkëshorten. Prona ka pësuar shumë dëme dhe ai po mendon se si do ta rregullojë me pensionin prej 780 eurosh.

“A mund të ndihet dikush mirë pasi ka parë shtëpinë e tij të djegur? Pa asnjë ndihmë? Nuk erdhi asnjë zjarrfikës, po të kishin dërguar një zjarrfikës, ky dëm nuk do të kishte ndodhur”, tha ai.

Avionët dhe helikopterët vijojnë të hedhin ujë mbi zjarret që po djegin perëndimin e Athinës. Autoritetet shprehin frikën e  shfaqjes së vatrave të reja të zjarrit pasi temperaturat pritet të arrijnë në 45 gradë Celsius në ditët në vijim.

Zjarre të reja kanë shkatërruar pyjet në perëndim të Athinës dhe tymi i dendur i shtëllungave ka mbushur ajrin. Autoritetet u bënë thirrje banorëve në katër vendbanime, përfshirë Agios Sotiras, që të largohen nga shtëpitë.

Meteorologët paralajmëruan një rrezik të shtuar të zjarreve nga e premtja, kur termometri pritet të rritet më tej dhe të arrijë një maksimum prej 45 gradë Celsius gjatë fundjavës.

zjarr greqi temperatura

Lini një Përgjigje