TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Shkurt 2025, 10:25

Greqia nuk gjen qetësi, ishujt tronditen nga 4 tërmete

Shkruar nga Pamfleti

Greqia nuk gjen qetësi, ishujt tronditen nga 4 tërmete

Lëkundje të njëpasnjëshme janë regjistruar në ishujt grekë ditën e sotme.

4 tërmete me magnitudë nga 3.7 deri në 5 ballë të shkallës Rihter kanë tronditur Greqinë disa minuta më parë.

Kujtojmë se Ishulli i Santorinit në Greqi është zbrazur nga frika e tërmeteve të njëpasnjëshme.

Brenda një jave janë regjistruar mbi 6,400 tërmete në zonën midis Santorinit dhe Amorgos, thuhet në një deklaratë nga Komiteti Ndërdisiplinor për Menaxhimin e Rrezikut dhe Krizave të Universitetit Kombëtar të Athinës.

Disa ekspertë thonë se lëkundjet e tërmetit mund të vazhdojnë për javë të tëra.

Autoritetet kanë mbyllur shkollat për të gjithë javën dhe kanë paralajmëruar shmangien e grumbullimeve të mëdha në ambiente të mbyllura.

Greqia nuk gjen qetësi, ishujt tronditen nga 4 tërmete

Lini një Përgjigje