
Hetuesit zbuluan 383 trupa të braktisur dhe eshtrat e gjashtë personave të tjerë në një krematorium në qytetin verior meksikan të Ciudad Juarez, pas një informacioni anonim.
Prokurori i shtetit të Chihuahua, Cesar Jauregui, tha të hënën se personat kishin vdekur prej të paktën tre ose katër vjetësh dhe se vetë krematoriumi mund të ketë qenë i mbyllur në të kaluarën për shkak të shkeljeve të rregulloreve shëndetësore pas koronavirusit.
Trupat u gjetën të grumbulluar njëri mbi tjetrin, ndërsa ekzaminimi paraprak tregon se shumica e trupave ishin balsamosur, siç raportohet nga policia që ndodhej në vendin e ngjarjes.
"Trupat do të ekzaminohen për të përcaktuar nëse nuk ka ndonjë akt të paligjshëm. Deri më tani, shkeljet kanë të bëjnë me mosrespektimin e rregulloreve shëndetësore dhe asgjësimin e papërshtatshëm të trupave ", tha Khauregui.
"(Krematoriumi) pranonte vazhdimisht trupa për kremim. Qindra herë ata deklaruan në mënyrë të rreme te kompanitë funerale se do t'i kremonin këto trupa ", u tha Hauregui gazetarëve të hënën, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Ai shtoi se po punon me shtëpitë funerale për të identifikuar familjet që mund të kenë marrë "hirin" e të dashurve të tyre të ndjerë.
Autoritetet ende nuk e dinë pse kaq shumë trupa u ruajtën në krematorium, i cili bashkëpunonte me gjashtë shtëpi funerale në qytet . Trupat u zbuluan të enjten e kaluar.
Khauregui tha se pronari i krematoriumit dhe një punonjës janë arrestuar.
Lini një Përgjigje