TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Maj 2023, 22:41

Hungaria sërish kundër BE-së, nuk aprovon këstin e ndihmës për Ukrainën

Shkruar nga Pamfleti

Hungaria sërish kundër BE-së, nuk aprovon këstin e

Hungaria dhe një herë i ka dalë pengesë BE-së duke mos aprovuar lëshimin e këstit të ardhshëm të ndihmës ushtarake për Ukrainën, të ofruar nga Bashkimi Evropian përmes Fondit Evropian të Paqes (EPF). Lajmin e konfirmoi një zëdhënës i qeverise hungareze në një përgjigje me e-mail ndaj një pyetjeje të bërë nga Reuters.

Hungaria nuk pajtohet me faktin se Bashkimi Evropian, së bashku me mjetet e tjera ekzistuese, përdor Mekanizmin Evropian të Paqes ekskluzivisht për Ukrainën, pasi kjo nuk lejon që burimet të kanalizohen për të promovuar interesat e BE-së në rajone të tjera”, shpjegoi zëdhënësi.

Fondit Evropian i Paqes i krijuar në vitin 2021, është një instrument jashtë buxhetit që synon të rrisë aftësinë e BE-së për të parandaluar konfliktet, për të ndërtuar paqen dhe për të forcuar sigurinë ndërkombëtare. BE-ja ka dhënë një total prej rreth 3.6 miliardë euro për mbështetjen ushtarake për Ukrainën deri më tani nën EPF.

hungaria be fondi ukraina

Lini një Përgjigje