Bota16 Maj 2023, 22:05

Moti i keq paralizon Italinë, qindra shtëpi të përmbytura; pezullohet mësimi dhe qarkullimi i trenave

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq paralizon Italinë, qindra shtëpi të përmbytura;

Moti i keq ka pushtuar disa zona të Italisë qendrore dhe veriore, veçanërisht në Emilia Romagna, tashmë zona më e prekur nga reshjet e 48 orëve të fundit, që kanë sjellë 150 milimetra shi.

Situata më dramatike paraqitet në Cesena, ku lumi Savio ka vërshuar në zonat e banuara dhe qytetarët janë të bllokuar mbi çatitë e shtëpive apo në sipërfaqe disa metra mbi ujin që ka pushtuar zonat e banuara.

Moti i keq paralizon Italinë, qindra shtëpi të përmbytura;

Gjithsej janë 10 lumenj në Emilia-Romagna që kanë tejkaluar pragun e alarmit 3 dhe në Cesena Savio ka arritur "nivele historike të paparë më herët", aq sa disa banorë janë detyruar të ngjiten në çati për t'u shpëtuar më pas me helikopterë.

Moti i keq paralizon Italinë, qindra shtëpi të përmbytura;

Deri më sot, nëntëqind njerëz janë evakuuar për shkak të motit të keq në rajon, më shumë se gjysma e tyre në zonën e Ravenës: në qytet, Bashkia ka lëshuar gjithashtu informacione specifike duke ftuar rreth pesë mijë banorët e fshatrave më afër lumi Savio që të largohet nga katet përdhese.

Moti i keq paralizon Italinë, qindra shtëpi të përmbytura;

Ndërkohë për shkak të motit të keq, trafiku hekurudhor u pezullua në shtrirjet e disa linjave që të çojnë nga Bolonja në kryeqytetin Emilian dhe Ferrara në Rimini. Rrëshqitje dherash ka në zonat e Apenineve, me rrugë të mbyllura, qarkullimi i trenave është ndërprerë përgjatë vijës së Adriatikut. Po ashtu Riccione, Faenza, Bolonja, Ravenës dhe Froli janë nën ujë, zona ku është lëshuar alarmi i kuq dhe nesër shkollat janë të gjitha të mbyllura.

Moti i keq paralizon Italinë, qindra shtëpi të përmbytura;

Në Senigallia pati një përmbytje të lumit Misa. Deri tani mediat e vendit fqinj raportojnë për 900 të evakuuar në Emilia Romagna. Marche dhe Abruzzo po përballen gjithashtu me rrëshqitjet e dheut dhe baltës, ndërsa në Veneto, me rikthimin e baticës së lartë, është urdhëruar edhe një herë ngritja e barrierave të Moses.

Moti i keq paralizon Italinë, qindra shtëpi të përmbytura;

Cikloni tunizian i ardhur nga Afrika e Veriut vazhdon të dëmtojë vendin, ku sipas parashikimeve reshjet dhe temperaturat e ulëta do të vazhdojnë të paktën deri të enjten.

itali moti i keq përmbytje