Bota23 Mars 2023, 14:21

Hungaria sfidon BE: Nëse Putin shkel në vendin tonë, ne nuk do ta arrestojmë

Shkruar nga Pamfleti
Hungaria sfidon BE: Nëse Putin shkel në vendin tonë, ne nuk do ta
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban dhe presidenti rus, Vladimir Putin

Një urdhër-arresti është lëshuar kundër Vladimir Putin nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, që do të thotë se presidenti rus mund të arrestohet nëse shkel në ndonjë shtet anëtar të ICC-së.

Por Hungaria ka thënë se siç qëndrojnë gjërat, ajo nuk do ta arrestonte Putinin. Shefi i shtabit të kryeministrit Viktor Orban tha se urdhri nuk ka asnjë bazë ligjore në Hungari.

“Ne mund t’i referohemi ligjit hungarez dhe bazuar në këtë nuk mund të arrestojmë presidentin rus, pasi statuti i ICC nuk është shpallur në Hungari,” tha Gergely Gulyas në një konferencë.
Megjithatë, ai shtoi se qeveria e tij nuk ka “formuar ende një qëndrim” për urdhër-arrestin.

“Këto vendime nuk janë më fatlumët pasi ato i çojnë gjërat drejt përshkallëzimit të mëtejshëm dhe jo drejt paqes, ky është mendimi im personal subjektiv,” tha ai.
Hungaria e ka nënshkruar dhe ratifikuar Statutin e Romës që krijoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare por Gulyas tha se kjo nuk është përfshirë në sistemin ligjor hungarez.

Putin është presidenti i tretë në detyrë që i është lëshuar një urdhër-arresti nga ICC, por nuk ka gjasa të përfundojë në të ardhmen e afërt në gjykatë.
Lideri rus akuzohet për dëbimin e paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina.

 

putin orban sfidon be