
Perëndimi urren pavarësinë e Rusisë dhe Kinës dhe dekadat e ardhshme nuk do të jenë të qeta, pasi po përpiqet të shpërbëjë Federatën Ruse në shtete më të vogla dhe më të dobëta, tha në një deklaratë sot ish-presidenti rus Dmitry Medvedev.
Gjatë një interviste me agjencinë ruse të lajmeve TASS, Medvedev tha se Ukraina ishte pjesë e “Rusisë së Madhe” dhe shtoi se ai nuk shihte asnjë perspektivë për të përmirësuar marrëdhëniet e Moskës me qeveritë perëndimore në të ardhmen e afërt.
“Unë besoj se në një moment situata do të stabilizohet dhe komunikimet do të rikthehen, por sinqerisht besoj se deri atëherë një pjesë e madhe e këtyre njerëzve (përfshirë liderët aktualë perëndimorë) do të kenë dalë në pension dhe disa do të kenë vdekur,” shtoi ai.
Medvedev, sot nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, shtoi se nëse ndonjë vend përpiqet të vazhdojë me arrestimin e Presidentit Vladimir Putin , në bazë të urdhër-arrestit të lëshuar kundër tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, kjo do të jetë konsiderohet në Moskë si shpallje lufte.
Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi urdhër arresti kundër kreut të Kremlinit Vladimir Putin për rrëmbimin në Rusi të rreth 16.000 fëmijëve ukrainas gjatë luftës në Ukrainë.
Krahas urdhër-arestit ndaj kreut të shtetit të Rusisë Vladimir Putin, Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi edhe një tjetër urdhër arresti u lëshua kundër së ngarkuarës për të drejtat e fëmijëve të presidentit rus, Maria Aleksejevna Lvova-Belova, po për të njëjtën akuzë: Rrëmbim i mbi 16.000 fëmijëve ukrainas.
Ndërsa udhëheqja në Kiev e përshëndeti urdhër-arrestin e parë të Gjykatës Ndërkombëtare Penale kundër kreut të një shteti që është vend anëtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ky hap në Moskë u cilësua si "i pavlefshëm".