TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Tetor 2023, 17:50

I akuzuar për krime kundër njerëzimit, Putin thirrje Izraelit dhe Hamasit: Minimizoni viktimat civile!

Shkruar nga Pamfleti

I akuzuar për krime kundër njerëzimit, Putin thirrje Izraelit dhe

Presidenti rus, Vladimir Putin, u ka bërë thirrje të dyja palëve në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit, që të “minimizojnë ose zvogëlojnë në zero” viktimat civile.

Në një deklaratë nga Moska për konfliktin e gjatë izraelito-palestinez, Putin është shprehur se sipas tij, mungesa e një zgjidhjeje mes dy shteteve ka çuar në “shpërthimin e dhunës” aktuale.

Izraeli, siç e dimë u krijua, por Palestina si një shtet sovran i pavarur nuk u krijua kurrë, nuk ndodhi”, është shprehur ai.

Më tej, presidenti rus shprehu shqetësimin e tij për dhunën në rritje dhe kërkoi të shmangen goditjet ndaj grave, fëmijëve dhe të moshuarve.

 “Ne e kuptojmë se hidhërimi nga të dyja palët është shumë i madh, por pavarësisht se cili është niveli i hidhërimit nga të dyja palët, ne ende duhet të përpiqemi të minimizojmë ose reduktojmë në zero humbjet në mesin e popullatës civile, midis grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Nëse burrat vendosin të luftojnë mes tyre, le të luftojnë mes tyre. Lërini fëmijët dhe gratë vetëm”, tha Putin.

Komentet e Putinit sipas CNN, vijnë ndërsa ai po vazhdon një luftë kundër Ukrainës, si dhe po hetohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit , ndër të tjera, për akuza për shënjestrimin e civilëve.

Deklaratën e tij Putin e mbajti në një seancë plenare të forumit ndërkombëtar “Java e Energjisë Ruse” në Moskë, ku mori pjesë edhe kryeministri i Republikës së Irakut, Mohammed al-Sudani, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Rusi.

putin lufta izrael

Lini një Përgjigje